Cilët aktorë përfshihen në DEP?

Konfederata

Konfederata është e përfshirë në mënyrë aktive në zbatimin e strategjisë së Zvicrës për e-Health, kryesisht përmes hartimit të Aktit Federal për dosjen elektronike të pacientit. Baza ligjore dhe standardet për DEP zbatohen në të gjithë Zvicrën.

Konfederata është përgjegjëse për legjislacionin dhe për shërbimin e informacionit. Kjo përfshin, për shembull, direktorinë e DEP me të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe grupet e profesionistëve të kujdesit shëndetësor pjesëmarrës. Kjo i lejon pacientëve të gjejnë profesionistët e tyre të kujdesit shëndetësor dhe t’u japin atyre akses. Lidhje e jashtme:

External link: Akti Federal për dosjen elektronike të pacientit (në gjuhën gjermane, frënge ose italiane)

Kantonet

Si organe përgjegjëse për ofrimin e kujdesit shëndetësor, kantonet sigurojnë që sistemet e tyre ligjore të jenë në përputhje me legjislacionin gjithëpërfshirës federal dhe që ofruesit e DEP të jenë të vendosur në rajonin e tyre. Në disa raste kantonet mbështesin gjithashtu krijimin dhe funksionimin e ofruesve të DEP në territorin e tyre.

eHealth Suisse

Konfederata dhe kantonet krijuan së bashku qendrën e kompetencës dhe koordinimit “eHealth Suisse”, e cila ka koordinuar punën në lidhje me DEP dhe rrjetëzimin dixhital në kujdesin shëndetësor që nga vitit 2008.

External link: Sekretariati Health Suisse ( në gjermanisht, frëngjisht, italisht ose anglisht)

Ofruesit e DEP

Ofruesit e DEP janë rrjete tekniko-organizative të profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe institucioneve të tyre. Ata ofrojnë dosjen elektronike të pacientit përmes platformës së tyre, administrojnë dosjet dhe lidhin profesionistët e kujdesit shëndetësor me pacientët e tyre.

Internal link: Lista e ofruesve DEP

Lëshuesit e identiteteve elektronike

Lëshuesit e identiteteve elektronike u japin pacientëve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor identitete elektronike pas kryerjes së kontrollit të identitetit. Sa herë që dikush akseson DEP, lëshuesit konfirmojnë identitetin e personit kërkues te ofruesi i DEP.

External link: Lista lëshuesve të identiteteve elektronike (në gjermanisht, frëngjisht, italisht, reto-romanisht dhe anglisht)

External link: Zbuloni më shumë rreth identiteteve elektronike (në gjuhën gjermane, frënge ose italiane)

Ofruesit e platformës DEP

Ofruesit e platformës janë ofrues teknikë që krijojnë dhe përdorin platformat DEP sipas kërkesave të përcaktuara në Aktin Federal. Ata kujdesen për aspektet teknike të platformave. Lidhje e jashtme:

External link: Post Digital Health

External link: BINT

External link: AD Swiss Net AG