Cila është baza ligjore e DEP?
Qeveria federale është e përfshirë në mënyrë aktive në zbatimin e strategjisë së Zvicrës për e-Health, veçanërisht përmes hartimit të Aktit Federal për dosjen elektronike të pacientit.
Akti Federal përshkruan dhe përcakton dosjen elektronike të pacientit (DEP) si një instrument për pacientët, për të:
- përmirësuar cilësinë e trajtimit mjekësor,
- përmirësuar proceset e trajtimit,
- përmirësuar sigurinë e pacientit,
- përmirësuar efikasitetin e sistemit të
shëndetësisë, dhe për të - promovuar edukimin shëndetësor të pacientëve.
Për këtë qëllim, Akti Federal rregullon aspektet organizative, teknike dhe të lidhura me sigurinë:
- hapjen e një DEP,
- të drejtat e aksesit për profesionistët e kujdesit shëndetësor,
- aksesin në dokumentet mjekësore në raste emergjence,
- si pacientët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor identifikohen në DEP,
- strukturën e “komuniteteve kryesore” dhe “komuniteteve”
- ndihmën financiare nga Konfederata.