Dosja elektronike e pacientit DEP

Informacioni im shëndetësor i disponueshëm online

Menaxhoni informacionin tuaj shëndetësor dhe ndajeni atë me mjekët specialistë që kujdesen për ju.

Dosja elektronike e pacientit (DEP) është një dosje personale që përmban dokumente të lidhura me shëndetin. Ky informacion është i aksesueshëm për ju dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor në çdo kohë nëpërmjet një lidhjeje të sigurt interneti. Ju keni kontroll të plotë mbi personat që mund të shohin dokumente të veçanta dhe kur ata mund ta bëjnë këtë.

Internal link: Shkurtimisht

«Koha e përfituar shkon drejtpërdrejt në të mirën e pacienteve/pacientëve të mi.»

DEP-ja ka ndikim.

Dr. Pierrick Campanini

Mjek specialist për mjekësi të brendshme të përgjithshme FMH, Centre médical Eaux-Vives, Genf

DEP-Ilustrimi rreth sigurisë

Siguria

Akti për mbrojtjen e të dhënave dhe Akti Federal për DEP sigurojnë që dokumentet tuaja në DEP mbrohen nga aksesi i paautorizuar dhe ruhen në mënyrë të sigurt.

Dosja elektronike e pacientit DEP për tabletë

Hapja e një DEP

Zgjidhni ofruesin tuaj të DEP

Për të hapur DEP tuaj, zgjidhni një ofrues DEP dhe ndiqni procesin e tij të regjistrimit.